Arsenali do të tentojë për Banegan edhe gjatë afatit kalimtar të verës
Arsenali shfaqi interesim për Ever Banegan gjatë dy afateve të fundit kalimtar, por Topçinjtë nuk janë dorëzuar.
Argjentinasi ka punuar me trajnerin e klubit anglez për disa vite në të kaluarën, së pari te Valencia, pastaj edhe te Sevilla.
Bardhëkuqët besohet si i kanë vendosur një klauzolë largimi në vlerë 20 milionë euro dhe si pas Daily Mail këtë shifër është i gatshëm të paguajë klubi londinez.
29-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesor të Sevillas, teksa fituan dy herë Ligën e Evropës. Më pas kur Emery u largua për t'iu bashkuar Paris Saint Germainit, ai kaloi te Interi.
Banega nuk arriti të ambientohet me futbollin italian dhe kështu u rikthye te klubi Andaluzian.
Raportohet se Emery e ka kontaktuar personalisht në telefon lojtarin për ta bindur, por detajet tjera priten të dalin në vazhdim.
Gjatë karrierës së tij lojtari është paraqitur në 65 ndeshje për Përfaqësuese e Argjentinës, ku ka arritur të shënojë gjashtë gola. /Telegrafi/


