Please enter at least 3 characters.

Arsenali dështon të fitojë ndaj Crystal Palace

2019/10/ArsenalCrystal.jpg
290:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 27: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal reacts after a decision by referee Martin Atkinson during the Premier League match between Arsenal FC and Crystal Palace at Emirates Stadium on October 27, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Alex Morton/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka dështuar të shënojë fitore kundër Crystal Palace (2-2) në takimin e zhvilluar në Emirates Stadium, përkundër se pati avantazh të dyfishtë.

Vendasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e shtatë me golin e Sokratis Papastathopoulos, i cili u asistua me kokë nga Granit Xhaka. Topçinjtë e dyfishuan shumë shpejt rezultatin (9'), pasi David Luiz realizoi duke u asistuar nga Alexandre Lacazette.

Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan. Luka Milivojevic e ngushtoi rezultatin nga pika e bardhë (31') dhe me rezultat 2-1 u mbyll pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, Jordan Ayew i nivelizoi shifrat (52') duke e shënuar golin e barazimit për vizitorët.

Sokratis e futi edhe një herë topin në rrjetë në minutën e 84, por goli u anulua pas konsultimit të VAR-it, ashtu që nikoqirët u mjaftuan me një pikë nga ky takim.

Pas këtij barazimi, Arsenali dhe Crystal Palace i kanë ruajtur pozitat respektive, pesë dhe gjashtë, në tabelën e Ligës Premier. /Telegrafi/