Arsenali afër nënshkrimit me Manolas
23/08/2014
Topçinjtë janë duke punuar për të arritur një marrëveshje të transferimit të mbrojtësit me skuadrën greke Olympiakos, pasi kanë filluar negociatat qysh javën e kaluar.
Përfaqësues të lojtarit kanë udhëtuar në Britani për të vazhduar bisedat dhe gjetur një marrëveshje për kushtet personale.
Arsenali mësohet se do t’i paguajë klubit grek rreth 11 milionë euro për Manolas, edhe pse grekët mund të pajtohen edhe për një shumë më të vogël nëse e gjithë ajo paguhet në fillim.
Arsene Wenger e sheh mbrojtësin grek si zëvendësim për Thomas Vermaelen, i cili u largua më herët drejt Barcelonës. /Telegrafi/


