Arritja e Mendyt rrezikon pozitën e Marcelos te Reali
226:"MADRID, SPAIN - MAY 05: Marcelo of Real Madrid looks on prior to the La Liga match between Real Madrid CF and Villarreal CF at Estadio Santiago Bernabeu on May 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images
20/06/2019
Pozita e Marcelos në formacionin startues të Real Madridit si mbrojtës i majtë, është vënë në rrezik pas transferimit të Ferland Mendyt - shkruan Marca.
Edicioni i kaluar ishte ndër më të vështirët në karrierën e brazilianit, i cili u përfshi në skuadër vetëm pas rikthimit të Zinedine Zidane.
Trajnerët Julen Lopetegui dhe Santiago Solari e kishin zgjedhur Sergio Reguilonin para Marcelos në formacion.
Pas kthimit të legjendës franceze, 31-vjeçari ka shpresuar se do të jetë sërish lojtar i rëndësishëm për skuadrën.
Mirëpo, Reali vendosi të investonte afro 50 milionë euro për ta transferuar Mendyn nga Olympique Lyon, ashtu që ia ka bërë të qartë Marcelos se nuk e ka të sigurt pozitën e tij në formacionin e Zidane. /Telegrafi/


