Please enter at least 3 characters.

Arrestohet për vjedhje

2016/01/f.0120113649478_m.jpg

Lidhur me rastin hetuesit e stacionit policor të veriut në ditën kur ka ndodhur vjedhja kanë shoqëruar në stacionin policor, tre persona si të dyshuar të mundshëm, mirëpo të njëjtit janë liruar pas intervistimit.

Puna e hetuesve të stacionit policor të veriut, lidhur me rastin në fjalë, është finalizuar të mërkurën, pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

I dyshimti pas arrestimit është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës. /Telegrafi/