Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një zyrtar i Postës së Kosovës për keqpërdorim të detyrës

2020/09/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1-1200x630-1.jpg

Në njërën nga filialet e Postës së Kosovës gjatë të enjtes është arrestuar një person, nën dyshimin për “përvetësim në detyrë”.

Arrestimin e ka bërë Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pa informacioneve të marra.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot më datë 15.10.2020, Policia e Kosovës, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas pranimit të informacioneve relevante, ka intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës një person, nën dyshimin për “përvetësim në detyrë”. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, për procedura te mëtejme ligjore”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/