Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person për ngacmim në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim në Prishtinë.

Sipas raportit policor, më 16 maj 2026 rreth orës 16:00, është arrestuar një mashkull kosovar, pasi dyshohet se për një kohë të gjatë kishte ngacmuar në forma të ndryshme një femër kosovare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/