Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje ndaj gazetarit

Një gazetar ka raportuar në polici se është kanosur nga një person i panjohur derisa ishte duke realizuar një video në kuadër të punës së tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 maj 2026, rreth orës 15:50, në Prishtinë.

Pas hetimeve fillestare, i dyshuari mashkull kosovar është identifikuar dhe arrestuar nga autoritetet policore. Me vendim të prokurorit, ai pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/