Arrestohet një person në Pejë pasi dyshohet se kanosi tre policë
16/05/2026
Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për kanosje ndaj zyrtarëve policorë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 15.05.2026 rreth orës 22:48 në rrugën “Medlin Olbrajt”.
I dyshuari dyshohet se ka kanosur tre zyrtarë policorë gjatë kohës kur ata e kishin ndaluar për vozitje të vrullshme.
Policia ka bërë të ditur se në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë në formë drapri.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.


