Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Gjakovë, i dyshuar për dhunim të një shtetaseje të Shqipërisë 

2017/09/dhuni.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten mbrëma një person pasi dyshohet se ka dhunuar një shtetase nga Shqipëria.

Në raportin e policisë, thuhet se personi i arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në raportin 24-orësh të policisë nuk jepen më shumë detaje, por dihet se rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, të enjten rreth orës 21:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me viktimën femër  shtetase të R. Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/