Arrestohet një person në Banjskë - policia i gjeti xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe
15/10/2024
Një mashkull kosovar është arrestuar në Banjskë për armëmbajtje pa leje, pas një kontrolli në shtëpinë e tij nga policia.
Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një pushkë gjuetie me nëntë fishekë, si dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. Rasti është trajtuar me seriozitet, dhe i dyshuari është intervistuar nga policia.
Pas përfundimit të hetimeve, i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


