Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari” - policia i sekuestron armën me 45 fishekë

Një person është arrestuar të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nën dyshimin për kanosje ndaj një personi tjetër pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kanosur viktimën, po ashtu mashkull kosovar.

Gjatë intervenimit policor, nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri – pistoletë me leje, si dhe 45 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/