Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit njofton se pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”.

"Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit:• N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollit të realizuar në vendbanimin e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar pjesë të uniformës së Policisë, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me rastin.

"Në kuadër të hetimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerren veprime të mëtejme për zbardhjen e plotë të rastit", thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/