Arrestohet një i mitur, kërcënoi një bashkëmoshatar për para
27/07/2026
Policia ka arrestuar një person të mitur, i dyshuar për veprën penale “Detyrim”.
Sipas njoftimit policor, rasti është raportuar më 26 korrik 2026, ndërsa dyshohet se ka ndodhur gjatë periudhës 6–27 korrik 2026 në Prishtinë.
Ankuesi, një mashkull kosovar, së bashku me djalin e tij të mitur, kanë raportuar se i dyshuari, gjithashtu i mitur, në vazhdimësi e ka kërcënuar me fjalë viktimën e mitur, duke i kërkuar dhe marrë para.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/


