Please enter at least 3 characters.

Arrestohet në Prishtinë një serb, kanosi zyrtarët policor

2023/08/arrestim-780x439-1.jpeg

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar serb në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte kanosur verbalisht zyrtarët policor.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:30, bënë të ditur policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi që i njëjti kishte kanosur verbalisht zyrtarët policor të cilët kishin shkuar në shtëpinë e tij për të kryer një kontroll lidhur me një rast vjedhje e rëndë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/