Please enter at least 3 characters.

Arrestohet llapjani, e detyroi viktimën e trafikuar të kryente shërbime seksuale

2018/07/auto_auto_arrestim152093375615260314271526031447.jpg

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast shërbime seksuale të viktimës së trafikimit që ka ndodhur në Podujevë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

“Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/