Arrestohet Emiljano Shullazi
08/05/2011
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se Shullazi është ndaluar teksa i armatosur, me thika, pistoleta dhe duke qarkulluar me makinë të blinduar i bënte presion votuesve për të votuar për Partinë Socialiste.
Ai, së bashku me 7 vetë të tjerë( emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur) i janë kapur dhe më pas sekuestruar në cilësinë e provës materiale, antilumb, tre pistoleta, thika, dy makina të blinduara. Operacioni është finalizuar në zonën e njohur si Liqeni i Thatë, në afërsi të atij Artificial në zonën e Farkës, raportoi Panorama./Telegrafi/.


