Please enter at least 3 characters.

Arrestohet 26 vjeçari në veri të Mitrovicës, kapet me marihuanë

2024/05/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Një i dyshuar rreth moshës 26 vjeçare është arrestuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, në veri të Mitrovicës.

Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit është realizuar  në rrugën “Kolashini”,  derisa zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një veturë.

“Më datë 28.05.2025, rreth orës 02:30, Policia në Mitrovicë Veri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analog’. Arrestimi i të dyshuarit është realizuar  në rrugën ‘Kolashini’,  derisa zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim gjatë kontrollit drejtuesit të veturës i është gjetur një sasi e substancës narkotike e cila dyshohet se është e llojit marihuanë.

“Sasia e substancës narkotike është konfiskuar dhe do të procedohet në cilësinë e provës materiale. Në cilësi të dyshuarit është arrestuar A. S. 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas procedurës intervistuese është iniciuar rasti vepër  penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/