Please enter at least 3 characters.

Arrestohen tre persona në Estoni, blinin drona për Rusinë

2022/07/1224260.jpg
776:"MOSCOW, RUSSIA - APRIL 26, 2018: A Korsar unmanned flying vehicle moves along Tverskaya Street as military hardware is headed for Moscow's Red Square for a night rehersal of a Victory Day military parade marking the 73rd anniversary of the victory in the Great Patriotic War, the Eastern Front of World War II. Alexander Shcherbak/TASS Ðîññèÿ. Ìîñêâà. Áåñïèëîòíûé ëåòàòåëüíûé àïïàðàò "Êîðñàð" âî âðåìÿ ïðîåçäà âîåííîé òåõíèêè ïî Òâåðñêîé óëèöå ïåðåä ðåïåòèöèåé ïàðàäà íà Êðàñíîé ïëîùàäè, ïîñâÿùåííîãî 73-é ãîäîâùèíå Ïîáåäû â Âåëèêîé Îòå÷åñòâåííîé âîéíå. Àëåêñàíäð Ùåðáàê/ÒÀÑÑ
40:"Àëåêñàíäð Ùåðáàê/ÒÀÑÑ

Një gjykatë në Talin ka dënuar një burrë me shtetësi të dyfishtë ruso-estone për mbledhjen e fondeve dhe blerjen e dronëve për forcat e armatosura ruse që pushtuan Ukrainën.

Gjykata e qarkut Harju më 21 korrik dënoi 43-vjeçarin Vladimir Shilov me katër muaj burg, me tetë muaj të tjerë të pezullimit nga puna dhe një periudhë prove katërvjeçare pasi e shpalli fajtor për mbështetje të agresionit të një vendi të huaj.

Gjykata shpalli gjithashtu dy të pandehurit e Shilovit, Ilya dhe Ruslan Golembovsky, fajtorë për financimin e blerjes së dronëve dhe i dha secilit prej tyre një dënim prej pesë muajsh burgim dhe një periudhë prove prej 20 muajsh, raporton rel.

Autoritetet estoneze arrestuan Shilovin më 28 maj kur ai po kalonte kufirin estonezo-rus me tre drone që kishte blerë në Estoni për forcat e armatosura ruse në Ukrainë.

Pasi Rusia nisi pushtimin e saj të vazhdueshëm të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, Shilov mbështeti hapur presidentin rus, Vladimir Putin dhe filloi një fushatë për mbledhjen e fondeve në internet për të blerë dronë për trupat ruse, duke e quajtur atë "një akt të mbështetjes së trupave tona".

Ukraina dhe shumë vende të Bashkimit Evropian e kanë kriminalizuar mbështetjen e agresionit rus kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. /Telegrafi/