Please enter at least 3 characters.

Arrestohen dy persona për prostitucion në Pejë

2016/01/tet-euml-t-euml-arrestuar-p-euml-r-trafikim-me-njer-euml-z-dhe-prostitucion_hd.jpg

Dy persona janë arrestuar të cilët nën këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në rrugën “At Shtjefën Gjeqovi”, në Pejë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë ndërsa e dyshuara pasi që ka masë ndalese për hyrje në Republikën e Kosovës është depërtuar në Republikën e Shqipërisë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një  femër shtetase e Shqipërisë dhe mashkull  kosovar pasi që të njëjtit  nën këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë ndërsa e dyshuara pasi që ka masë ndalese për hyrje në Republikën e Kosovës është depërtuar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në raport. /Telegrafi/