Arrestohen dy persona për “kontrabandim me emigrantë".
Dy personat e dyshuar janë: S. Cakiqi (35), dhe E. Shala (26),të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me emigrantë”, dhe “krim të organizuar”.
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Gjilanit përkatësisht në pikën kufitare te Dheu i bardhë.
Për veprimtarinë e këtyre të dyshuarve hetuesit policor kanë një mori faktesh dhe dëshmish të cilat janë mbledhur gjatë hetimit.
Gjithashtu vlen për tu theksuar edhe fakti se ky rrjet i personave të dyshuar të cilët janë marrë me kontrabandim kanë vepruar në koordinim me të dyshuar të tjerë nga shtete e rajonit.
Dy personave të dyshuar me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë ndërkohë janë duke u përgatitur të gjitha procedurat për procedim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/


