Please enter at least 3 characters.

Arrestohen dy persona në Tetovë që kërkoheshin për vuajtje të dënimit me burg

2020/06/SPB-Tetove.png

Dje pasdite rreth orës 17:35 në rrugën “Lenin” në Tetovë, policia me urdhër të gjykatës ka ndaluar 49-vjeçarin nga Tetova N.A. për vuajtje të dënimit me burg.

Siç informojnë nga MPB-ja, të njëjtën ditë rreth orës 21:00 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, policia e Gostivarit me urdhër të gjykatës e ka ndaluar B.B. nga Gostivari për vuajtje të dënimit me burg.

Të dy personat janë dërguar në institucionin ndëshkues-edukues “Burgu i Tetovës” për vuajtje të dënimit.