Please enter at least 3 characters.

Arrest për gruan që dogji gabimisht veturën, duke menduar se i përket ish-partnerit të saj (Video)

2016/09/Arrest-për-gruan-që-dogji-gabimisht-veturën-duke-menduar-se-i-perket-ish-partnerit-te-saj-foto.jpg
11:"© ABC News

Carmen Chamblee nga Florida e Shteteve të Bashkuara është arrestuar sepse ia ka vënë flakën një veture, duke menduar se i përket ish-partnerit të saj.

Ngjarja që ka ndodhur në fillim të muajit, ishte filmuar dhe publikuar në medie, në përpjekje që të identifikohet kjo grua, transmeton Telegrafi.

Pronari i makinës Honda që u dogj pjesërisht, kishte thënë se nuk e njeh këtë femër dhe se kurrë nuk e ka parë.

Policia e Clearwater, ia ka dalë ta gjejë dhe ta ndalojë 19-vjeçaren, e cila e ka pranuar rastin që e ka bërë për ‘hakmarrje ndaj ish të dashurit’.

Ajo është arrestuar nën akuzën për zjarrvënie të qëllimshme të shkallës së dytë, ndërsa do të del së shpejti para drejtësisë.

Në videon e postuar më poshtë, shihet kronika që është bërë për këtë rast, para se të bëhet ndalimi saj. /Telegrafi/