Please enter at least 3 characters.

Armëmbajtje pa leje në Pejë

2017/03/arme-1.jpg

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy meshkuj, ndërsa gjatë kontrollimit në posedim të personave të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: një shufër metalike, disa kaçavidë dhe një armë e llojit revole special force 6 mm dhe një karikator.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim