Please enter at least 3 characters.

Armando Sadiku debuton me një gol të bukur te Legia (Video)

2017/07/sadiku-2.jpg

Armando Sadiku ka shënuar gol qysh në ndeshjen e parë me ekipin e tij të ri, Legia Warsawa.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare po tregohet i madh edhe në në kampionatin polak te skuadra e madhe Legia.

Kjo pasi Sadiku ka shënuar gol qysh në ndeshjen e tij debutuese me polakët.

‘Bomberi’ shqiptar ka shënuar në ndeshjen hapëse të kampionatit polak në humbjen 3-1 ndaj Gornik Zabrze.

Sadiku ka shënuar golin e nderit për Legian, gol ky që erdhi në minutën e 80 të ndeshjes. /Telegrafi/