Armand Duka rizgjidhet sërish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është zgjedhur për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua këtë të mërkurë në Lisbonë të Portugalisë.
Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) u mbajt Kongresi i Rregullt i UEFA-s, ku Aleksander Ceferin u rizgjodh kryetar për një afat të vlefshëm deri më 2027.
Megjithatë, përveç kryetarit, pati edhe disa anëtar të Komitetit Ekzekutiv që u rizgjodhën në pozitat e tyre.
Njëri nga ta padyshim se ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili kandidonte për këtë pozicion mes 11 kundërshtarëve, për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Presidenti Duka u rendit në vendin e parë në bazë të votave, duke u zgjedhur me 45 vota nga 55 në total dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha evropiane.
Mandati i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është njësoj sikurse ai i presidentit, i vlefshëm për katër vite.
Anëtarët e zgjedhur për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s: Jesper Moller Christensen* (Danimarkë)Philippe Diallo (Francë)Armand Duka* (Shqipëri)Petr Fousek (Çeki)Levan Kobiashvili (Gjeorgji)Andrii Pavelko* (Ukrainë)Luis Rubiales* (Spanjë)/Telegrafi/


