Please enter at least 3 characters.

Arjola Demiri shfaqet provokuese në pozat e reja që ka ndarë në rrjetet sociale

2020/08/Arlll-e1598444190525.png

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, po vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në faqet rozë.

Artistja, e cila famën më të madhe e arriti në serialin “O sa mirë”, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo njëherësh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, teksa nuk mungojnë pozat provokuese në koleksionin e saj.

Arjola Demiri (Foto: Instagram)

E tillë shfaqet edhe në këtë të fundit, derisa ka të veshur një fustan të bardhë dhe mban njërën prej atleteve si telefon.

Ajo ka vënë në pah linjat e mahnitshme trupore dhe ka theksuar ndryshimin që ka bërë në pamje kohëve të fundit.

Arjola Demiri (Foto: Instagram)

Arjola ndërkohë është duke kaluar një periudhë të mirë me fëmijët e saj, gjersa ka qenë më pasive me projekte të reja.

Kjo pas situatës së krijuar me COVID-19 që ka bërë të anulohen shumë prej shfaqjeve e projekteve të ndryshme në vend. /Telegrafi/