Ariana Grande rikthehet me ish të dashurin Ricky Alvarez
Ariana Grande duket se ka konfirmuar se ka rikthyer lidhjen me ish të dashurin e saj, Ricky Alvarez.
Këngëtarja publikoi në Instagram disa fotografi të përbashkëta me balerinin, pak kohë pas ndarjes nga aktori Ethan Slater në fillim të vitit 2026.
Alvarez, i cili ishte pjesë e trupës së balerinëve të Grande gjatë turneut “Honeymoon” në vitin 2015, kishte qenë në lidhje me këngëtaren nga viti 2015 deri në 2016.
Pas ndarjes, të dy kishin mbetur miq, por fotografitë e fundit kanë nxitur spekulime se marrëdhënia e tyre është rikthyer në plan romantik.
Në dy fotografitë e publikuara nga Grande, Alvarez shfaqet pranë saj dhe këngëtarja e ka etiketuar në të dyja.
Përveç kësaj, ai është parë shpesh me të gjatë javëve të fundit, përfshirë në Florida dhe në një koncert të saj në Austin.
Grande gjithashtu ka ndryshuar disa herë vargjet e këngës së saj të famshme “Thank U, Next”, ku përmend Rickyn.
Në një prej performancave të fundit, këndoi një version që sugjeron se të dy “gjithmonë gjejnë rrugën për t’u rikthyer te njëri-tjetri”, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për ribashkimin.
Para rikthimit të mundshëm me Alvarez, Ariana Grande ishte në lidhje me aktorin e Broadwayt Ethan Slater, të cilin e njohu gjatë xhirimeve të filmit "Wicked".
Ata i dhanë fund lidhjes në vitin 2026, derisa tani Grande dhe Alvarez duket se janë sërish bashkë. /Telegrafi/


