Please enter at least 3 characters.

Argjentina publikon listën paraprake me 55 lojtarë për Kupën e Botës 2026, mungojnë gjashtë kampionë të Katarit

Kampionia në fuqi e botës, Argjentina, ka nisur zyrtarisht planifikimin për Kupën e Botës 2026, duke publikuar listën paraprake me 55 lojtarë që mund të ftohen në grumbullimin final nga trajneri Lionel Scaloni.

Sipas raportimeve, surpriza më e madhe në këtë listë është fakti se gjashtë futbollistë që ishin pjesë e skuadrës kampione në Katar 2022 janë lënë jashtë: Franco Armani, Juan Foyth, Ángel Di María, Ángel Correa, Papu Gómez dhe Paulo Dybala.

Leo Messi në listë, bashkë me yjet kryesorë

Në krye të listës, siç pritej, është Lionel Messi, që vazhdon të jetë pjesë e planeve të Scalonit. Po ashtu, në listë janë edhe disa nga figurat kryesore të skuadrës: Emiliano “Dibu” Martínez, Cristian Romero, Lisandro Martínez, Nicolás Otamendi, Enzo Fernández, Alexis Mac Allister, Leandro Paredes, Giovani Lo Celso, Julián Álvarez dhe Lautaro Martínez.

Prestianni, por me problem pezullimi

Një nga emrat që ka tërhequr vëmendje është Gianluca Prestianni i Benficas, i cili është përfshirë në listë, por raportohet se do t’i humbte dy ndeshjet e para të Botërorit për shkak të një pezullimi nga FIFA.

Në javët dhe muajt e ardhshëm, Scaloni pritet ta ngushtojë këtë listë, duke përzgjedhur emrat përfundimtarë me të cilët Argjentina do të synojë ta mbrojë titullin në Botërorin që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. /Telegrafi/