Argjentina kualifikohet në Kupën e Botës pas barazimit ndaj Brazilit
Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës “Katar 2022” pas barazimit 0-0 me Brazilin mëngjesin e së mërkurës.
Ndeshja më e madhe kualifikuese mes dy kombëtareve nga Amerika Latine ka përfunduar pa gola, përkundër se ishte shumë e luftuar dhe me shumë raste.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë vendasve argjentinas, të cilët menaxhuan më shumë lojën dhe krijuan raste.
Megjithatë, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të bardhë 0-0.
Në pjesën e dytë, gjithashtu u zhvillua lojë e barabartë dhe shumë e luftuar nga të dyja kombëtaret.
Por, as kësaj radhe ekipet nuk arritën ta gjejnë cakun pasi rastet ishin më të pakta dhe ndeshja u mbyll pa gola 0-0.
Me këtë fitore, Argjentina e siguroi kualifikimin në “Katar 2022” duke iu bashkuar Brazilit të vendit të parë.
Nga 13 ndeshje të zhvilluara, dyja kombëtaret janë ende pa humbje, me Brazilin e vendit të parë me 35 pikë (11 fitore, 2 barazime) dhe Argjentina e dyta me 29 pikë (8 fitore, 5 barazime). /Telegrafi/


