Argëtimi i Guardiolas në Angli, trajneri shihet duke kënduar dhe vallëzuar pas trofeve të fituara
21/05/2019
Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, ka regjistruar një tjetër sukses në futbollin anglez duke e fituar kampionatin dhe dy kupa të tjera.
Machester City shkroi historinë duke fituar tre tituj vendor në Angli, prandaj festa ishte e madhe.
Pas paradës së zakonshme nëpër rrugët e Mançesterit, lojtarët dhe stafi kanë festuar në mënyra të shumta.
Në këto festime është përfshirë edhe trajneri Pep Guardiola, i cili është lëshuar i gjithi në ritmet e muzikës.
Në rrjetet sociale është publikuar një video, në të cilën shihet spanjolli duke kënduar e vallëzuar nën ritmet e hitit të Madonnas, “Like a Prayer”, të cilin e interpretonte një këngëtare lokale. /Telegrafi/


