Please enter at least 3 characters.

Arabia Saudite do të marrë shpejt vendimin për njohjen e Kosovës

2016/01/f.1004043736892_m.jpg

Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Sallam i ka përcjellë ministrit Hyseni përgëzimet e mbretit dhe të Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për përparimet që ka arritur Kosova. Ndërsa ministri Hyseni ka thënë se me njohjen e Kosovës Arabia Saudite do ta ndihmonte një shtet të sapolindur, do ta ndihmonte stabilitetin politik dhe ekonomik të tij, pra do ta ndihmonte shumë popullin e Kosovës.

Ministri Hyseni po ashtu ka kërkuar që Mbretëria e Arabisë Saudite të votojë kundër projekt-rezolutës serbe për Kosovën, me të cilën do t'i kërkohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një mendim për legalitetin e shpalljes së pavarësisë nga ana e Kosovës.

Gjithashtu ministri Hyseni është takuar me ambasadorin e Republikës së Bashkuar të Tanzanisë në OKB, Augustine P. Mahiga. Ministri Hyseni ka kërkuar njohje për Kosovën nga Tanzania, votë kundër projekt rezolutës serbe, si dhe ndihmë nga ky vend udhëheqës i radhës i Unionit Afrikan për të sensibilizuar vendet e këtij unioni që të mos e përkrahin nismën serbe dhe që të njohin pavarësinë e Kosovës sa më parë që të jetë e mundur. /KTV/