Apple dhe Samsung marrin 88 për qind të fitimeve të tregut
Në raport thuhet se industria mobile ka gjeneruar më shumë se 215 miliardë dollarë në profit neto në gjashtë vitet e fundit, dhe Apple dhe Samsung përbëjnë 87.9 për qind të profitit në industri.
Sipas analistëve të kompanisë, Apple ishte veçanërisht dominuese në treg, pasi që ajo ka gjeneruar rreth 133 miliardë dollarë profit për këtë periudhë, dhe këto shifra paraqesin rreth 62 për qind të totalit.
Samsung është kompania e dytë në listë me 56 miliardë dollarë profit, ose rreth 26 për qind të totalit.
Pas dy liderëve të tabelës radhitet Nokia, e cila ka arritur të marrë 9.5 për qind të fitimeve në treg, ndërsa pas saj është HTC me 2.8 për qind të fitimeve, e përcjell nga BlackBerry me 1.9 për qind, LG me 1.2 për qind dhe Sony me pak më shumë se 0 për qind. / Telegrafi /


