Please enter at least 3 characters.

Anwar Hadid zgjedh fjalët më të ëmbla për ditëlindjen e Dua Lipës

2020/08/sbdanwar_100853923_176972897109432_9221234866077441662_n-e1598118482392.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka pranuar shumë urime nga persona të ndryshëm gjatë ditës së sotme (e shtunë).

Kjo ka ndodhur pasi ajo feston ditëlindjen e saj të 25-të, me ç’rast edhe ka ndarë imazhe të ndryshme në rrjete sociale.

Përkundër mesazheve të ëmbla që pranoi, më shumë mori vëmendje postimi i të dashurit të saj, Anwar Hadid.

Hadid ndau disa fotografi të ëmbla me Duan, të realizuara në kohë të ndryshme, duke i bashkangjitur edhe një përshkrim.

“Për dashurinë time. Të gjitha të mirat për ditëlindje. Shikoni buzëqeshjen e saj. Të dua pa fund”, ka shkruar ai.

Dyshja kishin filluar romancën në vitin e kaluar, pasi për herë të parë u paraqitën në koncertin e Lionel Richie.

Që nga atëherë shëtitjet, pushimet dhe postimet e ndryshme nuk kanë të ndalur nga çifti simpatik. /Telegrafi/