Please enter at least 3 characters.

Anthony Gordon, lojtar i ri i Barcelonës – detajet e marrëveshjes

Barcelona ka arritur një marrëveshje me Newcastle United për të nënshkruar sulmuesin anësor, Anthony Gordon.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanon, marrëveshja është arritur mes palëve dhe janë zbuluar detajet.

“Anthony Gordon te Barcelona, ja ku jemi! Oferta zyrtare e pranuar tani nga bordi i Newcastle dhe pronarët sauditë", ka shkruar fillimisht Romano.

“Tarifë fikse prej 70 milionë eurosh plus bonuse për ta çuar paketën përfundimtare mbi 80 milionë euro për Newcastle United”.

"Gordon do të udhëtojë këtë javë për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës me Barçën", përfundoi eksperti i transferimeve.

Ndryshe, Gordon do të bëhet transferimi më i shtrenjtë i Barcelonës që kur ata nënshkruan me Antoine Griezmann në vitin 2019.

Anglezi shënoi gjashtë gola në 26 ndeshje të Ligës Premier këtë sezon, teksa pati shumë më tepër sukses në Ligën e Kampionëve, ku shënoi dhjetë herë në 12 ndeshje. /Telegrafi/