Ansambli "Deçani" fitues i tre çmimeve në Festivalin Stagova 2024
21/10/2024
Ansambli "Deçani" ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në edicionin e tretë të Festivalit të Këngëve, Valleve dhe Lojërave Tradicionale, Stagova 2024.
Në këtë ngjarje kulturore, ata janë shpërblyer me tre çmime të rëndësishme si çmimi "Kostumografi", "Rapsod i Festivalit" dhe çmimin Special.
Komuna e Deçanit e ka bërë të ditur këtë arritje përmes një postimi në Facebook, të cilin e kanë shoqëruar me fotografi të Ansamblit "Deçani". Në postim, Komuna i ka vlerësuar lartë këto arritje, duke theksuar se janë krenaria e qytetit.
“Jeni krenaria e qytetit tonë! Suksese çdo herë e më të mëdha”, kanë shkruar ata. /Telegrafi/


