Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar tre raste me coronavirus, dy prej tyre janë nga fshati Stubëll i Vitisë dhe një rast është një shtetase italiane e cila ishte me qëndrim në Klinë./Telegrafi/
ANP me njoftim sqarues sa i përket fluturimeve
14/03/2020
Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", ka njoftuar sërish qytetarët sa i përket fluturimeve.
Gara ka dhënë një sqarimi më të detajuar të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës sa i përket fluturimeve nga dhe për ANP "Adem Jashari", transmeton Telegrafi.
Njoftimi i plotë:Pas datës 16 Mars 2020 fluturimet mund të realizohen si vijon:ARRITJE NË PRISHTINË - Pa udhëtarëNISJE NGA PRISHTINA - Me udhëtarëPRANDAJ - kontaktoni vetëm me kompani ajrore për të kuptuar MUNDËSITË e tyre të realizimit të fluturimeve me udhëtarë vetëm në njërin drejtim (pra vetëm nga Prishtina).P.SPërjashtim bëjnë fluturimet ushtarake dhe ato mjekësore.


