Please enter at least 3 characters.

Andres Iniesta pensionohet nga kombëtarja e Spanjës

2018/07/AndresIniesta-2.jpg
260:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 01: Andres Iniesta of Spain looks dejected following his sides defeat in the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Spain and Russia at Luzhniki Stadium on July 1, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Andres Iniesta ka bërë të ditur se është pensionuar nga kombëtarja, pas eliminimit të Spanjës nga Kampionati Botëror.

La Roja pësoi nga nikoqiri Rusia pas ekzekutimit të penalltive dhe ky ishte turneu i fundit për Don Andres me fanellën e përfaqësueses së tij.

(Foto: Getty Images)

"Është e vërtetë se kjo ishte ndeshja ime e fundit për ekipin kombëtar. Në nivel individual është fundi i një kapitulli të mrekullueshëm të jetës sime".

"Cikli im personal përfundon këtu pas një kohe të gjatë, por gjithcka ka një fillim dhe një fund".

"Nuk është lamtumira që e kam ëndërruar, por futbolli dhe jeta mund të jenë të këtillë", ka deklaruar 34-vjeçari pas ndeshjes.

(Foto: Getty Images)

Iniesta debutoi për Spanjën në vitin 2006 dhe i ka zhvilluar 131 ndeshje duke shënuar 13 gola.

Gjatë kësaj kohe, ai ka arritur ta fitojë dy herë Kampionatin Evropian dhe një herë Kupën e Botës. /Telegrafi/