Please enter at least 3 characters.

Ander Herrera mohon ta ketë pështyrë qëllimisht stemën e Manchester Cityt

2018/04/anderherera-2.jpg
276:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 07: Ander Herrera of Manchester United celebrates his side's victory following the Premier League match between Manchester City and Manchester United at Etihad Stadium on April 7, 2018 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka mohuar ta ketë pështyrë qëllimisht stemën e Manchester Cityt gjatë largimit nga fusha pas pjesës së parë në derbin e të shtunës.

Xhirimet e kanë kapur spanjollin duke pështyrë pikërisht në pjesën ku ndodhej stema e klubit rival në Etihad Stadium, në momentin që shkonte drejt zhveshtoreve.

https://twitter.com/UtdHQ_/status/983041919226929152

Menjëherë pas kanë nisur kritikat, sidomos nga përfaqësuesit e Cityt, të cilët pohonin se Herrera e kishte bërë qëllimisht këtë veprim.

"Ander i ka parë xhirimet në lidhje me incidentin dhe është i ofenduar nga cdo pohim që sugjeron se veprimet e tij ishin të qëllimshme".

"Gjithçka ka qenë e rastësishme dhe nuk ka pasur kurrfarë qëllimi", ka thënë një zëdhënës i Unitedit.

(Foto: Getty Images)

Kujtojmë se Djajtë e Kuq ishin në disavantazh prej dy golash në pjesën e parë ndaj rivalit lokal, me golat e Vincent Kompany dhe Ilkay Guendogan.

Mirëpo, ata u rikthyen duke e përmbysur rezultatin me dy gola të Paul Pogbas dhe një gol të Chris Smalling. /Telegrafi/