Please enter at least 3 characters.

Ancelotti nuk e do në skuadër, Reali i tregon Milanit dhe Arsenalit çmimin e Ceballos

2021/06/1002399920.jpg
291:"April 29, 2021, Villarreal, Spain: Dani Ceballos of Arsenal FC during the Europa League semifinal first leg football match played between Villarreal CF and Arsenal FC at Estadio de la Ceramica on Villarreal, Spain. Villarreal Spain - ZUMAd159 20210429_zia_d159_074 Copyright: xGerardxFrancox
22:"imago images/ZUMA Wire

Dani Ceballos do të rikthehet te Real Madridi pas dy viteve të kaluara te Arsenali si huazim.

Megjithatë mesfushori spanjoll vetëm përkohësisht do të rikthehet në Madrid, pasi e ardhmja e tij duket larg Santiago Bernabeut.

Ashtu si Zinedine Zidane edhe Carlo Ancelotti nuk e ka në planet e veta lojtarin dhe pritet largimi i tij gjatë verës.

Arsenali po dëshiron që ta blejë përfundimisht atë, por në garë është edhe gjiganti italian Milan.

Los Blancos janë gati ta shesin yllin spanjoll dhe tanimë i kanë caktuar edhe çmimin e largimit.

Nën kampioni i Spanjës dëshiron që nga shitja e Ceballos këtë verë të fitojë 30 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Milan apo Arsenal do të ofrojnë këtë shumë për Ceballos, pasi për momentin këto janë dy skuadrat më të interesuara për të. /Telegrafi/