Ancelotti i jep Mbappes këshillat e njëjta që i jepte Benzemas kur e kishte lojtar
21/10/2024
Carlo Ancelotti thuhet se i jep Kylian Mbappes të njëjtat urdhra që i jepte edhe ish-sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema. Pas një fillimi relativisht të ngadaltë në Madrid pas kaloi nga Paris Saint-Germain këtë verë, 25-vjeçari ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje për gjigantët spanjollë. Por, trajneri i Los Blancos, Ancelotti dëshiron më shumë gola nga francezi, ndërsa është më pak i shqetësuar për presionin që ai bën ndaj kundërshtarëve.


