Please enter at least 3 characters.

Amir Rrahmani vendimtar në fitoren e Napolit ndaj Genoas – shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

2024/12/amir.jpg

Napoli mori një fitore të madhe ne udhëtim ndaj Genoas duke fituar me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian. Ndër më meritorët për këtë triumf të tyre ishte padyshim edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.Rrahmani u paraqit për 90 minuta në këtë takim, ku arriti që të shënonte golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 23-të.

Pas një harkimi në zonë nga Stanislav Lobotka, Rrahmani u shkëput në mënyrë fantastike në ajër për ta dërguar topin në rrjetë.Për golin dhe paraqitjen e tij të mirë në këtë sfidë, 30-vjeçari u vlerësua me notën 7.8 nga Sofascore duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i ndeshjes.

Përveç golit të shënuar ai pati gjithashtu edhe katër spastrime të topit, dy gjuajtje të bllokuara, 85 pasime të kompletuara dhe pesë duele të fituara.

Ky ishte goli i parë i Rrahmanit këtë edicion të garave në Serie A teksa ka edhe dy asistime./Telegrafi/