Please enter at least 3 characters.

Amber Heard tregon fytyrën e ënjtur, pasi pretendon se Depp e kishte gjuajtur me telefon

2020/07/GettyImages-1256076047-1.jpg
338:"LONDON, ENGLAND - JULY 14: American Actress Amber Heard arrives at Royal Courts of Justice, Strand on July 14, 2020 in London, England. American actor Johnny Depp is taking News Group Newspapers, publishers of The Sun, to court over allegations that he was violent towards his ex-wife, Amber Heard, 34. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)
12:"Getty Images

Derisa rasti i Amber Heard dhe Johnny Depp po kalon në procedura gjyqësore, fakte të reja po bëhen aktuale edhe në mediet rozë.

Së fundmi, Heard ka vendosur të shpërndajë një fotografi ndërsa shihet me fytyrën e ënjtur, pasi sipas saj Johnny e kishte goditur me telefon, shkruan Mirror.

Ajo pretendon se një rast i tillë ka ndodhur më 21 Maj të vitit 2016, derisa ish-bashkëshorti i saj po gjuante gjësende ndaj saj.

(Foto: Mirror)

Sidoqoftë, për shkak të këtyre akuzave, Johnny tashmë ka kaluar në procedurë gjyqësore edhe gazetën The Sun, e cila në vitin 2018 e kishte konsideruar atë si 'dhunues'.

Ani pse ai po përballet me akuza nga më të ndryshmet, aktori i njohur deri më tani ka hedhur poshtë të gjitha nga këto.

(Foto: Chris J Ratcliffe/Getty Images/Guliver)

Ish e dashura e tij, Winona Ryder, ka dalë kundër pretendimeve për të, duke i cilësuar të gjitha këto si shpifje, pasi aktori nuk është një person i tillë. /Telegrafi/