Please enter at least 3 characters.

Alternativa nuk arrin marrëveshje për koalicion me Vetëvendosjen

2018/10/Mimoza-Kusari-Lila-foto-Ridvan-Slivova-3-e1578663411958.jpg
14:"Ridvan Slivova

Alternativa që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, përmes një njoftim për media ka njoftuar se nuk ka arritur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në njoftimin për media thuhet se si arsye për mos lidhjen e koalicionit mes VV-së dhe Alternativës është mos pranimi i identitetit të Alternativës nga VV.

"Nga komunikimet direkte të kryetares tonë me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dje jemi njoftuar për herë të parë zyrtarisht, se pjesëmarrja jonë në zgjedhje në listë të përbashkët, kushtëzohet me inkuadrimin tonë në listë të VV-së pa shenja dhe emërtim zyrtar të Alternativës si pjesë e koalicionit", thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka arritur të bëjë koalicion parazgjedhor as me LDK-në pasi që LDK ka refuzuar ofertën e VV-së për koalicion ku cilido nga kandidatët mes Kurtit dhe Osmanit të marrë vota më shumë do të bëhej kryeministër.

Njoftimi i plotë nga Alternativa:

Të dashur miq e përkrahës,Përderisa po afron afati i fundit për mundësitë e certifikimit të koalicioneve parazgjedhore, na lejoni të ju komunikojë se Alternativa NUK ka arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.Arsyeja e këtij rezultati është mospranimi i identitetit të Alternativës nga ana e VV-së.
Nga komunikimet direkte të kryetares tonë me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dje jemi njoftuar për herë të parë zyrtarisht, se pjesëmarrja jonë në zgjedhje në listë të përbashkët, kushtëzohet me inkuadrimin tonë në listë të VV-së pa shenja dhe emërtim zyrtar të Alternativës si pjesë e koalicionit.
Të dashur miq,Alternativa si parti e re ka kaluar dhe po kalon në sfida të ndryshme, por një ka qenë konsistente dhe mbetet gjithmonë për ne: të qëndruarit besnik vlerave dhe parimeve liberal demokrate. Njerëz të përkushtuar dhe profesionist rrugëtojnë me ne në këtë identitet i cili nuk mund të humbet me kushtin e pjesëmarrjes në një listë zgjedhore.Ne jemi parti e vlerave shtetëndërtuese dhe mbesim të përkushtuar të punojmë për shtetin e Kosovës pjesë e familjes Evropiane. Ne kemi besuar në krijimin e një blloku të përbashkët me synim ndryshimin e situatës aktuale në Kosovë. Asnjëherë dhe askënd nuk e kemi kushtëzuar me pozita në listë, me pozita në qeverisje pas zgjedhjeve dhe as me favore tjera në dëm të interesit të vendit.Të vetmen kërkesë legjitime dhe bazike e kemi, të jetë e njohur prezenca jonë në procesin zgjedhor dhe në partneritet me partitë tjera si dhe bashkërendimi i pikave programore për qeverisje.Oferta për koalicion kemi pasur edhe nga partitë tjera, por, ende nuk ka vendim për koalicion parazgjedhor.Në rastin e fundit dhe në mos mundësi të arritjes së një marrëveshje me njëren nga partitë e opozitës, ne jemi të përkushtuar të garojmë vetë me përkushtim të prezantimit të programit qeverisës progresiv dhe me bazë të qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie.Ju faleminderit për interesimin dhe besimin në Alternativë./Telegrafi/