Please enter at least 3 characters.

Alonso pishman: Duhej ta kisha lënë më parë Ferrari-n

2016/01/alonso-pishman-duhej-ta-kisha-l-euml-n-euml-m-euml-par-euml-ferrari-n_hd.jpg

Megjithatë, kjo duket se nuk e shqetëson shumë 2 herë kampionin e botës në Formula 1, transmeton Telegrafi.
“Duhet ta kisha lënë Ferrari-n 2 vjet më parë. Makina nuk ishte kompetitive dhe situata po bëhej gjithnjë e më e trishtuar. Pas pesë vitesh me këtë skuadër, mendova se kishte ardhur koha për të lënë gjithçka”, tha spanjolli.

Ai tha se nuk ka dashur të dorëzohet dhe se beson se ëndrrat mund të bëhen realitet.

“Nuk doja të dorëzohesha dhe gjithnjë kam dashur të besoja se ëndrra do të bëhej realitet, por e kuptova se me dominimin e Mercedes-it ishte e vështirë të fitoje me Ferrari-n brenda një harku kohor të shkurtër. Kështu, të qenit pjesë e një projekti të ri ishte alternativa më e mirë. Ajo e McLaren mbarte një rrezik, pasi bëhet fjalë për një makinë krejtësisht të re, por ne jemi një skuadër dhe humbasim apo fitojmë të gjithë së bashku”, shtoi Alonso. /Telegrafi/