Please enter at least 3 characters.

''Alo Doktor'', 1719 thirrje brenda një jave në Maqedoni

2016/05/mjekesia-1.jpg

Në linjën telfonike të këshillave mjekësore ''Alo doktor'' në javën ekaluar ka patur 1719 thirrje telefonike të qytetarëve të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 15 shtatori i vitit 2014, kur edhe filloi ky program, e deri më tani, në linjën 02/15123 janë paraqitur 133.470 persona. Linja është e hapur 24 orë, ndërkaq në dispozicion të qytetarëve janë 25 mjekë. Thirrjet mund të bëhen nga të gjithë qytetet e Maqedonisë./Telegrafi/