Please enter at least 3 characters.

Almeda Abazi flet për ndjenjën e të bërit nënë: Djalit i flas dhe i këndoj vetëm shqip

2019/06/almeda92_60803997_442697026305462_4482129497003494066_n-e1560283057930.jpg

Modelja, aktorja, prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja shqiptare, Almeda Abazi, para një muaji u bë nënë për herë të parë. 

Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman, mirëpritën fëmijën e parë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.

Meqë gjatë kësaj kohe ishte larguar nga rrjetet sociale, ajo është rikthyer me opsionin pyetje - përgjigje, gjersa iu përgjigj fansave për gjërat që dëshirojnë t'i dinë rreth saj.

Almeda Abazi (Foto: Instagram/almeda92)

E pyetur nga fansat se a do t'ia mësojë djalit gjuhën shqipe pasi jeton dhe vepron në Turqi, Almeda nuk ka hezituar t'ua kthejë përgjigjen: "Efehanit i flas dhe i këndoj vetëm në shqip".

Modelja e shndërruar në aktore më tutje pyetet edhe për ndjenjën e të bërit nënë, ndërsa thotë se është e papërshkrueshme.

Kujtojmë që Almeda dhe Tolga kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 14 shkurt të vitit 2017, dhe jetojnë së bashku prej vitesh në Turqi. /Telegrafi/

Almeda Abazi (Foto: Instagram/almeda92)