Please enter at least 3 characters.

Allegri: Morata tash lojtari kryesor i Juves

2016/01/allegri-morata-tash-lojtari-kryesor-i-juves_hd.jpg

Juventusi nuk dominoi ndeshjen por dy gola mjaft të çuditshëm bënë që Bianconerët të fitojnë. Megjithatë, më i miri në fushë ishte Morata, ai që edhe e fitoi ndeshjen.

“Morata është një lojtar që ka arritur të tërheqë vëmendje. Ai është rritur fizikisht dhe po ashtu ka mësuar shumë për futbollin italian”.

“Ai është vërtet lojtar i rëndësishëm. Por, Storari sot ishte fantastik me dy intervenime të mrekullueshme. Ne luajtëm shumë mirë ndaj një ekipi të Interit që luaji futboll të mirë”.

“Në pjesën e dytë ne luajtëm fortë dhe jam i kënaqur me vullnetin për fitoren që treguam. Ishte me rëndësi të bëjmë lojë të mirë për shkak të finales në Kupë që e kemi të mërkurën”, potencoi Allegri. /Telegrafi/