Please enter at least 3 characters.

Ali Ahmeti: Të tërhiqen audio-inçizimet ose padi për publikuesit

2016/03/Ali-Ahmeti-per-audio-inçizimet.jpg

Institucionet të reagojnë dhe menjëherë të tërheqin të gjitha bisedat private të përgjuara ilegalisht të publikuara në kanalin "YouTube" dhe rrjetet sociale thotë Ali Ahmeti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë e kërkon udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ndër të tjera kërkoi që të ndëshkohen ata që janë pas transmetimit të audio-inçizimit në publik, njofton ‘Dnevnik’

Përndryshe, nëse institucionet vazhdojnë të injorojnë këto kërkesa, BDI njoftoi kallëzim penal dhe marrjen e drejtësisë në duart e tyre.

"Të mos e çojmë situatën me vetëdëshirë dhe drejtësinë ta marrim në duart tona, sepse atëherë vetëm Zoti e di sesi kjo mund të përfundojë, paralajmëruan nga partia e Ali Ahmetit."

Gjegjësisht, në publik u lëshuan inçizimet në mes zv. kryeministrit Musa Xhaferit dhe deputetes Ermira Mehmeti. /Telegrafi/