Please enter at least 3 characters.

Alexis në Londër për testet mjekësore

2016/01/alexis-n-euml-lond-euml-r-p-euml-r-testet-mjek-euml-sore_hd.jpg

Marca raporton se kiliani është shumë pranë që ta kompletojë transferimin e tij te Arsenali.

Juventusi, Manchester Unitedi dhe Liverpooli kanë qenë po ashtu në garë për 25-vjeçarin, por ai ka vendosur të luajë nën urdhrat e Arsene Wenger.

Rreth 37.5 milionë euro do t’i kushtojë Arsenalit ky futbollist, i cili thuhet se tashmë është përshëndetur me bashkëlojtarët në Camp Nou.

“Alexis Sanchez ka thënë lamtumirë. Ashtu siç konfirmoi gazeta Sport, Alexis Sanchez po largohet nga Barcelona për të filluar një fazë të re të karrierës së tij te Arsenali”, ka thënë një burim. /Telegrafi/